Dramë me dy përmbysje, Tottenham triumfon ndaj Juventus

Skuadra e Tottenham Hotspur doli fituese në duelin e titanëve, kundër Juventus.

Marketing

Në kuadër të International Champions Cup, ‘Zonja e vjetër’ dhe Spurs kanë luajtur me rezultatin 2:3, në favor të londinezëve, shkruan lajmi.net.

Ndeshja nisi më mirë për skuadrën e Pochettino, e cila kaloi në epërsi në minutën e 31’, me anë të argjentinasit Eric Lamela.

Në pjesën e dytë, Juve dukej sikur morri situatën në kontroll kur në minutat 56’ (Higuain) dhe 60’ (Ronaldo) përmbysi rezultatin për 2:1.

Por, Spurs nuk u dorëzuan, dhe pas vetëm pesë minutave arritën të shënojnë gol me anë të Lucas Moura, i cili morri asistimin nga transferimi i verës , Ndombele.

Përmbysja e madhe ndodhi në minutat shtesë të takimit, kur reprezentuesi i Anglisë dhe lojtari më i mirë i Spurs realizoi për 2:3.

Tottenham tashmë grumbullon 3 pikë në tabelën e ICC, kurse Juventus mbetet pa pikë.