Dramë në fund të ndeshjes, Alisson i siguron tri pikë Liverpoolit

Liverpooli ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim të West Brom.

Marketing

Reds kanë fituar me rezulatat 1-2 në ndeshjen e javës së 36-të falë golit të portierit Alisson Becker.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Ronson-Kanu në minutën e 15-të.

Rezultatin e barazoi Salah në minutën e 33-të.

Kur çdo gjë po shkonte drejtë fundit, Alisson shënoi për tri pikë që mund të jenë vendimtare për fatin e skuadrës.

Me këtë fitore, Liverpooli është në vendin e pestë me 63 pikë, një më pak se Chelsea dhe dy më pak se Leicester.

Marketing