Dramë në ‘Old Trafford’, Man Utd ndalet nga Southmapton dhe humbet rastin për pozitën e tretë

Manchester United ka barazuar përballë Southampton, duke humbur rastin e artë të rrëmbejë pozitën e tretë në tabelë.

Marketing

Djajtë e Kuq barazuan në ‘Old Trafford’ me rezultat 2:2, rezultat ky që i konvenon Leicesterit dhe Chelseat.

Nikoqirët u befasuan në start të ndeshjes kur Stuart Armstrong (12’) i dha epërsinë mysafirëve.

Por ky avantazh nuk zgjati shumë, pasi skuadra e Solskjaer përmbysi gjithçka brenda pak minutave.

Ishte Marcus Rashford (20’) i cili barazoi rezultatin, dhe Anthony Martial (23’) që i dha epërsinë United.

Kur pritej fishkëllima e fundit e gjyqtarit, Obafemi Martins (90+7′) shokoi të gjithë dhe barazoi shifrat.

Ky barazim e mban Unitedin në vendin e pestë me 59 pikë, aq sa ka edhe Leicesteri një pozitë më lartë dhe një më pak se Chelsea në vendin e tretë. Sotton ndërkohë me 45 pikë mban vendin e 12.

Marketing