Roma kishte përballë Inter, në kuadër të xhiros së 17-të të Serie A.

“Giallorossët” nisën mirë takimin, ku edhe shënuan përmes Lorenzo Pellegrinit në minutën e 17′ të ndeshjes.

Inter u mundua të krijonte diçka dhe loja po zhvillohej me intensitet të lartë por nuk pati më gola në pjesën e parë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të Romës.

Me të filluar pjesa e dytë, Inter dukej një skuadër krejt ndryshe. Fillimisht, Marcelo Brozovic bëri një asistim për Milan Skrinniar i cili barazoi shifrat në 1-1 në minutën 56′. Brozovic u bë protagonist edhe i golit të dytë, pasi asistoi përsëri, këtë herë për Achraf Hakimi në minutën 63′.

Inter doli në avantazh dhe dukej se do të shkonte në “Giuseppe Meazza” me tre pikë të arkëtuara dhe me kokën lart.Por, në minutën e 86′, Villar dhuroi një asistim për mbrojtësin e Romës, Gianluca Mancini, i cili barazoi shifrat.

Tani, Inter qëndron në pozitën e dytë me 37 pikë, tre më pak se Milan, ndërsa Roma qëndron në pozitën e tretë me 34 pikë total.