Dramë në ‘Wanda Metropolitano’, Atletico i mohon fitoren në fund Juventusit

Atletico ka barazuar me Juventusin në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve për këtë edicion.

‘Bardhezinjëve’ iu mohua fitorja në fund të ndeshjes, pasi takimi përfundoi baras 2-2.

Të katër golat u shënuan në 45 minutëshin e dytë.

Ishin mysafirët që kaluan në avantazh me Juan Cuadradon (48’), para Blaise Matuidi (65’) të dyfishonte gjithçka.

Atletico fillimisht ngushtoi epërsinë me autor Stefan Savic (70’), ndërsa H.Herrera (90′) i siguroi një pikë skuadrës së tij.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Lokomotiva mposhti Leverkusen 1-2.

Në grupin D sfidat e radhës do të jenë ajo mes Juventus – Leverkusen dhe Lomomtiva Moskës – Atletico.

evn