Drejt finalizimit plani për masa restriktive të reja për rajonet me përkeqësim të situatës me KOVID-19

Javën tjetër duhet të finalizohet plani për vendosjen eventuale të masave restriktive për rajonet ku ka përkeqësim të situatës epidemiologjike me koronavirus.

Marketing

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe në intervistë për “Slloboden Peçat”, thotë sipas këtij plani do të miratohen masa të targetuara si: kufizimi të punës së restoranteve, ndalesë e plotë e grumbullimeve, ndërprerje e përkohshme e transportit publik dhe masa të ngjashme.

“Masat janë të targetuara, me qëllim që të mos ketë zgjerim në nivel nacional në tërë shtetin. Plani përfshin grupime, objekte hotilerike, shkolla, çerdhe dhe transport publik. Është shumë me rëndësi indikacioni, dhe jo vetëm të ketë rritje të numrit. Shembull, nëse në një qytet, përqindja e personave pozitiv dallon nga numri i testimeve të bërë, gjegjësisht nëse ka rritje eksponenciale të personave të infektuar, ka paqartësi epidemiologjike, atëherë do të merren parasysh restrikcionet për orarin e punës të restoranteve, pse për ndalim të grupimeve, ose në periudhë prej një ose dy javë të mos ketë transport publik, që të mund vendi të izolohet”, ka thënë FIlipçe

Marketing