Drejtoresha Dita Starova Qerimi fiton çmimin ” 13 Nëntori” për Kulturë

Këshilli për ndarjen e Çmimit “13 Nëntori” të Qytetit të Shkupit, sot pas votimit të fshehtë, edhe zyrtarisht i shpalli fituesit e Çmimit “13 Nëntorit” të Qytetit të Shkupit për vitin 2019.

Marketing

Nga fusha e kulturës çmimin e fitoi Dr.Dita Starova Qerimi Drejtoreshë e Galerisë Kombëtare. Ajo u shpërblye për kontribut të veçantë në kulturën dhe zhvillimin e përgjithshëm dhe afirmimin e Qytetit të Shkupit.

Gjithashtu ajo kishte edhe mbështetje të madhe nga kori diplomatik në Maqedoninë e veriut, ku ambasadorë të shumtë mbështetën punën e saj të palodhshme ndaj afirmimit të paanshëm të artit dhe kulturës për gjithë shoqërinë e këtij vendi.

Çmimi “13 Nëntori” i Qytetit të Shkupit u ndahet personave fizik dhe juridik si shenjë mirënjohjeje e Qytetit të Shkupit, për arritje, në ekonomi, shkencë, art, kulturë, edukim dhe arsim, mbrojtje shëndetësore, mbrojtje sociale, sport dhe kulturë fizike, kulturë teknike, mbrojtje dhe përmirësim i ambientit jetësor dhe natyrës, si dhe në segmente të tjera të jetës, punës dhe krijimit, që përbëjnë kontribut të veçantë dhe për zhvillimin e Qytetit dhe për përparimin e përgjithshëm e afirmimin në Republikën e Maqedonisë dhe në bot.

Marketing