Drejtoresha e ISHSSH-së në vetizolim, ka kontaktuar më anëtar të familjes pozitiv në KOVID-19

Drejtoresha e Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor, Irina Sotirova Buhova ka publikuar se prej sot është në vetizolim 14 ditor, pasi ka kontaktuar me anëtar të familjes pozitiv në Kovid-19.

Marketing

Në kumtesën e publikuar në ueb faqen e ISHSSH-së, Buhova thekson se testi i parë ka treguar se është negativ, por që mbetet në shtëpi pas rekomandimit epidemiologjik.

“Me rekomandim të epidemiologëve, unë jam në vetizolim dhe do të jem 14 ditë. Kam pasur kontakt me person pozitiv, anëtar i familjes time më të ngushtë. Ndjehem mirë, nuk kam kurrfarë simptoma. Testi i parë tregoi se jam negativ, por pas rekomandimit epidemiologjik do të mbetem në shtëpi. Gjithë periudhën e funksionimit të krizës së koronës, apsolutisht i kam respektuar gjitha protokollet, maskë, dezinfektim si dhe distancë fizike”, theksohet në kumtesën e publikuar në faqen e ISHSSH-së.

Marketing