Drejtoresha e SHF ‘LIRIA’ faleminderon Visar Ganiun për kujdesin ndaj nxënësve

“I nderuari Kryetar Z.Visar Ganiu!
Në emrin tim personal dhe në emër të drejtorisë të Sh F K ,,Liria’’ -Shkup ju shprehim faleminderime për iniciativën ,vendosjen e bankinave në rrugën kryesore pranë shkollës tonë.

Marketing

Ne si shkollë e kemi pas problem të kahmotshëm për shkak se nxënësit tonë gjatë pushimit të madh çdo ditë e kalojnë atë rrugë por kemi edhe nxënës që jetojnë në anën tjetër të rrugës dhe çdo ditë e frekuentojnë .
Ne jemi munduar së bashku me këshillin e prindërve dhe këshillin e shkollës të gjejmë zgjidhje ,bile në stacionin policor Bit Pazar kemi dërguar lutje që të angazhojnë policë mobil sidomos gjate pushimit të madh.

Por ja që tani ju e keni zgjedhur një problem të madh që na ka munduar që moti e që bëhet fjalë për sigurinë e fëmijëve tanë. Ju faleminderoj nga zemra!” – thotë Drejtoresha e Sh F K ,,Liria’’-Shkup, Teuta Idrizi