Drejtoresha e Stomatologjisë, Amella Cana fiton rastin kundër Komisionit antikorrupsion

Edhe një vendim pozitiv i Gjykatës administrative , pas ankesës së parashtruar nga Drejtoresha e Stomatologjisë kundër një vendimi të komisionit kundër korrupsionit .
Gjykata administrative ka vendosur që përkohësisht ta ndërpresë vendimin e Komisionit Shtetëror të parandalimit të korrupsionit me të cilin në muajin gusht kërkohej që drejtoresha të shkarkohet dhe të anulohet vendimi për punësimin e 8 njerëzve në klinikën e stomatologjisë.

Marketing

Komisioni i atëhershëm kundër korrupsionit, nxiti procedurë kundër drejtoreshës së Stomatologjisë, për shkak se në Shkurt ka punësuar 8 persona në Klinikë, me autorizime të diskrecionit në vend me kritere objektive.

Gjykata administrative përkohësisht e ka ndërprerë zbatimin e vendimit , sepse ka konsideruar se të pakënaqurit duhet që drejtësinë e punësimit ta kërkojnë në gjykatën civile , e jo me parashtresë drejtuar komisionit kundër korrupsionit- pohojnë gjykatës administrativ , të cilët e kanë parë vendimin.Gjykata, para se ta marrë vendimin përfundimtarë duhet të kontrollojë nëse në protokollin e punës së klinikës së Stomatologjisë “Shën Pantelejmoni” drejtoresha Amella Cana , ka të drejtën e diskrecionit të vendos për punësime.

Do të kontrollohet nëse ka dëshmi të mjaftueshme se drejtoresha e Stomatologjisë, Amela Cana e ka shpërdorur të drejtën e sajë të diskrecionit për 8 punësimet në Stomatologji në shkurt të këtij viti.

Më 5 gusht,antikorrupsionerët  pohonin se ato punësime në Shkurt kanë prapavijë politike para zgjedhjeve , dhe se Komisioni Shtetëror kundër korrupsionit dërgon mesazh se do të sanksionohen të gjitha konkurset në të cilët do të vërehet ndikimi politik .

Por,ndaj këtij vendimi është parashtruar ankesë. Profesori Borece Davitkovski thotë se ky është vendimi I dytë që dëshmon se vendimet e komisionit kundër korrupsionit mund të bien në Gjykatën Kushtetuese.

Marketing