Drejtorët e rinj të Fondit për Sigurim Shëndetësor, Byron për furnizimet publike, Fondin për Sigurimin pensional dhe invalidor dhe Fondit për Sigurimin e Depozitave!

Në përputhje me këto propozime, Qeveria e pranoi dorëheqjen e Borçe Haxhiev dhe e shkarkoi drejtorin e Fondit për Sigurimin e Depozitave, me kërkesën e tij. Për u.d u emërua Amir Shabani.

Marketing

Qeveria gjithashtu pranoi dorëheqjen e Amir Sadikut dhe e shkarkoi nga detyra u.d Drejtor në Byron për Furnizime Publike dhe në vend të tij u emërua Borçe Haxhiev.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut arriti në përfundim që t’i propozojë Bordit të Drejtorve të Fondit Pensional dhe Invalidor për u.d Drejtor në Fondin Pensional dhe Invalidor të zgjidhet Biljana Jovanovska, ndërsa për u.d zv/drejtor të zgjidhet Shaip Zeneli.

Qeveria pranoi edhe dorëheqjen e Orhan Ramadanit dhe me kërkesë të tij e shkarkoi nga detyra Drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe emëroi Faton Ahmeti për u.d drejtor në Fondin për Sigurim Shëndetësor deri në emërimin e një drejtori me konkurs publik jo më gjatë se gjashtë muaj.

Në seancën e sotme Qeveria emëroi Besir Deari për u.d zv/drejtor i Policisë Financiare, ndërsa Blerim Idrizi për u.d zv/drejtor në Entin shtetëror për pronësi industriale.

Marketing