Drejtorët Muça e Shabani vizitojnë shtëpinë e pleqve “ Nënë Tereza’ (Foto)

Drejtori i NP ‘Parqe dhe Gjelbërime’ Ardijan Muça dhe drejtori i NP ‘ Higjiena Komunale-Shkup’ Abdusamed Shabani sonte vizituan shtëpinë e pleqve ‘Nënë Tereza’.

Marketing

‘Më bukur se kaq nuk ka ku shkon… 😍
Në ⏰ orët e fundit të këtij viti 📆, ne kaluam super kohë me të moshuarit 👵🏻👴🏻 e shtëpisë së pleqve “Nëna Terezë” – Shkup edhe atë së bashku me drejtorin e NP “Higjiena Komunale” – Shkup, Abdusamed Shabani dhe NP “Rrugët dhe rrugicat” – Shkup, Senad Samiloviç.
Thjesht fantastike 😇’, ka shkruar në facebook drejtori Ardijan Muça.

“Sonte, me donacionin tonë modest, së bashku me drejtori e NP “Parqe dhe Gjelbërime” –Adrijan Muça dhe drejtorin e NP “Rrugë dhe rrugica”- Senad Smajloviq u përpoqëm që këta njerëz sadopak të ndihen këndshëm dhe me hare ta presin Vitin e Ri. Ju uroj shëndet të mirë dhe shumë ditë të lumtura “, ka shkruar në facebook drejtori Abdusamed Shabani.