Drejtori Ceka kërkon përfshirjen e NPK-së në pakon e pestë qeveritare

Të punësuarit e Ndërmarrjes publike komunale vazhdojnë të jenë pa kontribute, ndërsa deri më tani akoma nuk kanë marr rrogat e muajt 12. Drejtori i Ndërmarrjes publike komunale Tetova Tetovë Xhelal Ceka thotë se ai ka kërkuar që NPK Tetova të jetë e përfshirë në pakon e pestë qeveritare pasi kjo ndërmarrje është duke punuar në humbje për shkak të pandemisë.

Marketing

“Ne kemi telashe me kontributet nga qershori e këndej, për shkak të pandemisë që ka goditur gjithë globin na ka goditur edhe neve si ndërmarrje dhe humbjet që kemi ne si ndërmarrje është diku 26 milion denarë dhe kemi problem me kontributet dhe obligimet ndaj furnizuesve tanë dhe ne kemi kërkuar edhe nga qeveria te jemi në fazën e pestë si ndërmarrje por nuk flas vetëm si ndërmarrje po në nivel republikan pasi që edhe ato punëtorë kur ne kemi qenë në karantinë dhe në orë policore kanë marrë mbeturinat në qytet dhe shtëpia dhe janë kujdesur për ujin”, tha Xhelal Ceka – Drejtor i NPK-Tetova.

Pa paga për muajin e 12 janë edhe të punësuarit që janë me kontratë në vepër dhe për këtë, Ceka thotë se do i paguaj ata dhe nuk ka obligime tjera ndaj tyre, ndërsa për përfshirjen në pakon e pesë qeveritare Ceka thotë se ka marrë premtim se do të hynë edhe pse ata kanë kërkuar kredi.

“Me kontratë në vepër pastrojmë muajin e 11 dhe nuk kam obligime tjera , na është premtuar se do jemi në pakon e pesë shpresoj që do jemi, ne nuk kemi qëndruar duarkryq unë kam kërkuar kredi për të dalë nga kjo situatë pasi që nuk shoh zgjidhje tjetër dhe jemi duke punuar që të marrim kredi dhe të mbulojmë problemet që janë paraqitur në kohën e pandemisë”, theksoi Xhelal Ceka – Drejtor i NPK-Tetova.

Në seancën e këshillit të Komunës së Tetovës u votua edhe marrja e kredisë për Ndërmarrjen publike komunale në vlerë prej 26 milion denarëve, ndërsa muaj më parë edhe të punësuarit e ndërmarrjes publike protestuan duke kërkuar pagesën e kontributeve të tyre, duke thënë se ata deri më tani kanë paguar privatisht të gjitha harxhimet në spitale.

Marketing