Drejtori Halili në Sofje takon Papukçiskin: Korridori 8 hekurudhorë strategjik për rajonin

Drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë – Infrastrukture, Festim Halili ka qëndruar për vizitë zyrtare në Sofje të Bullgarisë ku me këtë rast është takuar me Krasimir Papukçiski, drejtor i Hekurudhave të Bullgarisë.

Marketing

Me këtë rast, të dy drejtorët gjatë takimit kanë shkëmbyer përvojën mes dy vendeve si dhe kanë planifikuar formimin e grupeve të punës për lidhjen hekurudhore mes dy vendeve, me theks në këtë drejtim për Korridorin e 8-të.

“Udhëtimet me tren janë ekologjike dhe më të këndshme. Prandaj, në takimin në Sofje, së bashku me homologun tim z. Papukciski, planifikuam formimin e grupeve punuese, që do analizojnë dhe japin sugjerime profesionale për lidhjen e dy vendeve me hekurudhë dhe në veçanti angazhimin në studimin fizibil për tunelin e përbashkët kufitar. Korridori 8 është një projekt afatgjatë dhe parasheh lidhjen hekurudhore nga deti Adriatik në Shqipëri, deri në Detit e Zi në Bullgari”, kështu ka theksuar drejtori Halili pas takimit.

Marketing