Drejtori i ATO-së, partitë politike ende pa marrëveshje

Në Komisionin e sotëm për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvend nuk është konfirmuar asnjë emër i drejtorit të mundshëm të Agjencisë Teknike Operative, edhe pse kjo ishte pikë e rendit të ditës.

Marketing

Mësohet se akoma nuk ka një marrëveshje mes partive parlamentare se cili nga kandidatët e paraqitur në konkurs publik, duhet të ketë mbështetjen e deputetëve. Pika është vendosur në fund të rendit të ditës, por për shqyrtim mund të mbetet për një ditë tjetër.

Agjencia që do të jetë kompetente për ndjekjen e telekomunikimeve duhet të udhehiqet nga person i cili duhet të marrë 2/3 e votave. Procedura e zgjedhjes së drejtorit është shoqëruar me vonesa disamujore. Për ditë tjetër Komisionit sot në Kuvend shtyu edhe pikën për kandidatët për revizor në Entin Shtetëror të Revizionit.

Marketing