Drejtori i gjimnazit të Dibrës, Ramadan Imeri godet inspektorin Ilievski

Gënjeshtar dhe matrapaz ishte, ashtu ngeli!

Marketing

Kohëve të fundit, me idiotsinë e tij të trashëguar gjenetike prej debili dhe matrapazi antishqiptar, po na shfaqet specia më e shëmtuar e njeriut që për sistem jete ka pasur dhe ka matrapazllikun dhe kriminalitetin.
Po kjo nuk është për fajin e tij, por për fajin e institucioneve të shtetit dhe politikës, që në shumë raste, si ky që do përmendim, në detyra me përgjegjësi dhe ku duhet kualitet, kanë avancuar debilë të llojit të inspektorit, Gjorgji Ilievski.
Nuk dihet strategjia e vërtetë e ngjarjeve të fundit që “insektori” Gjorgji po shpif dhe akuzon ministrat profesorë , por sëmundja e tij e të qenurit në fokus të opinionit, edhe me budallalliqe, në rast se nuk ka interesa kriminale dhe nuk “ushqehet”, ashtu siç mè sè miri e njihim ne dibranët, nuk është për herë të parë.
Gjorgji Ilievski, apo “Sateliti ” siç i themi ne në Dibër si pasojë e një sëmundje mendore të trashëguar familjare, në Dibër njihet si njeriu më famëkeq dhe më anti shqiptar. Ai në vitet e 90-ta ishte kryetari i VMRO-së në Dibër dhe ishte një nga figurat më të errëta sa i përket çështjes shqiptare.
Anti shqiptarizmi i kombinuar me pasionin e kriminalitetit, atë e bënë të pa mëshirshëm sa i përket arsimit shqip në Dibër, në periudhën kur VMRO erdhi në pushtet dhe ai ishte kryetari i degës së Dibrës.
Fuqia e atëherëshme politike e tij dhe servilizmi i disa shqiptarëve që nuk lenin gjë pa bërë, punonin edhe me djallin për t’ia arritur qëllimit, Gjorgjin e bënë “autoritetin” që plrmes korrupsionit dhe mitmarrjes të emëronte drejtora dhe arsimtarë. Të luftonte me pamëshirë gjithçka shqiptare, e sidomos me kuadrin në institucione arsimore, që në qoftëse ata nuk do i serviloseshin atij, apo t’i jepnin miton e shumë dëshiruar, kurrë nuk do të punësoheshin.
E njëjta filloi edhe kur ai u bë inspektor i arsimit. Dhuna, sharja dhe degradimi i arsimtarëve shqiptar ushtroheshin në mënyrë permanente gjersa ata të nënshtroheshin ndaj tij , më shpesh në forma financiare.
Të gjithë këta idiotlliqe dhe matrapazlliqe shizo-patologjike anti shqiptare të Gjorgji “Satelitit” i di e gjithë Dibra dhe për këtë është edhe njiu më i urryer në qytet.
Duke u bazuar në përvojat e lartëpërmendura dhe në përvojat që ne qytetarë të Dibrës kemi me specien Gjorgji, jam i sigurtë që edhe tendecat e fundit të tij kanë për qëllim shantazhin dhe korrupsionin, që nuk do ta arrijë kurrë.

Marketing