Drejtori i Gjinekologjisë, Valon Bela zbulon skandalin. Ja kush janë… (Dokument)

alon Bela, drejtor ekonomik i Klinikës për Gjinekologji dhe Akusheri, ka publikuar dokumente për keqpërorime të pretenduara gjatë viteve të kaluara në Ministrinë e Shëndetësisë.

Marketing

Më poshtë japin tekstin integral të publikuar në profilin e Belës në Facebook!

Kush janë kriminelët dhe vrasësit potencial? Ka muaj që kam paralajmëruar Ministrinë e Shëndetësisë dhe zyrtarë të tjerë për veprimet antiligjore që ndërmerren në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë por deri tani akoma asnjë gjë nuk është ndërmarrë. Prandaj edhe jam i detyruar të bëj publike atë që kam gjetur gjatë punës sime si Drejtor Organizativ (ekonomik) në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë. Gjithashtu kam informuar edhe Këshillin Drejtues të Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë si dhe dy Drejtorët e Fondit për Sigurim Shëndetësor gjatë takimit që kam patur me ata mbi borgjet e Klinikës që vazhdimisht janë në rritje, keqpërdorimeve dhe keqmenaxhimit. Kontraktimi i kompanive që kryejnë teste laboratorike për punën e përditshme në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë është një gjë e zakontë por kur ju i pamundësoni kompanive të tjera duke favorizuar vetëm një kompani e cila jo vetëm që është shumë më e kushtueshme se të tjerat por rezultatet e të cilave mund të ndikojnë në jetën e foshnjeve nga shkaku i vonesës së tyre është krim nga më monstruozët. Kjo ndodh kur keni ngatërruar profesionin mjekësor me përfitimet materiale si prioritet. Marrja e këtyre aparatëve nga kompanitë farmaceutike është në kundërshti të plotë, madje është rreptësisht e ndaluar edhe me vendimin ministror i cili është publikuar si informatë drejtuar Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë me datë 28.06.2010 dhe mban numrin arkivor ministror 14-5250/1 ndërsa është pranuar në arkivin e Klinikës më 30.06.2010 me numër arkivor 03-1194/1. Kjo ndalesë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë asnjëherë nuk ka gjetur zbatim në Klinikën për Gjinekologji dhe Obsterikë. Pamundësimi i kompanive të tjera gjatë ofertës për teste mikrobiologjike përmes caktimit të specifikacionit të veçantë nga vetëm njëra kompani (me atë që jeni dakorduar) në prokurorim publik (tender) ka shkaktuar që Klinika për Gjinekologji dhe Obstetrikë të paguaj pesëfishin e çmimit për testet mikrobiologjike. Dhe në vend se të kushtojë 3 mijë denarë një test për foshnjet e posalindura (sidomos ato parakohe), klinikës ky test i kushton 15 mijë denarë dhe si rrjedhojë e kësaj Drejtoresha mjekësore Viktorija Jovanovska ka nënshkruar kontratë milionëshe për këto teste ose 4.252.500 denarë. Dhe këtu nuk përfundon krimi. Përkundrazi vetëm fillon. Testet për kultivimin e hemokulturës si dhe reagensët për dijagnostifikim molekular në vend se të ofrohen nga kompanitë e tjera të cilat japin rezultat për 30 min, kompania me të ciln ka kontraktuar Klinika për Gjinekologji dhe Obstetrikë përmes Drejtoreshës mjekësore Viktorija Jovanovska, rezultatet nuk mund t’i siguron për 30 minuta (ndryshe nga kompanitë e tjera) por rezultatet vonohen 3 ditë ose 72 orë. Vonesa e këtyre rezultateve tepër të nevojshme për foshnjet e posalindura (sidomos ato parakohe) mund të merr edhe jetën e vetë foshnjeve sepse ata mund të vdesin duke pritur rezultatet. Përzgjedhja e kësaj kompanie farmaceutike në kohë kur të tjerat ofrojnë rezultate më shpejta detyrimisht ju bën një vrasës potencial i foshnjeve. Veprimi tjetër jashtë çdo arsyeshmërie logjike qëndron tek fakti se aparati që ka sjellur kompania “Biotek” është vendosur në repartin për kujdes intenziv (PIN) ku qëndrojnë foshnjet e lindura parakohe (nëpër inkubatorë). Ky aparat për teste mikrobiologjike paraqet rrezik sepse njëherit edhe mund të infektojë foshnjet me bakterie, virusë etj. Çfarë kërkon një aparat për testime mikrobiologjike në reaprtin e kujdesit intenziv (PIN) kur Klinika për Gjinekologji dhe Obstetrikë nuk ka licencë për laboratori mikrobiologjike. Më duhet të potencoj se vetëm në periudhën kohore nga 09.05.2019 deri më 15.05.2019 janë dijagnostifikuar 6 foshnje me hemokulturë pozitive prandaj edhe Inspektoriati shëndetësor sanitar ka bërë kontrollimin e jashtëzakonshëm ku pas konstatimit të gjendjes ka marrë vendim për masa rigoroze kundërepidemike dhe sanitaro-higjienike, më 17.05.2019, dhe i pranuar tek ne më 22.05.2019. Më poshtë paraqes marrëveshjen e nënshkruar nga drejtoresha mjekësore, Viktorija Jovanovska, ndalesën nga ana e Ministrisë së shëndetësisë për aparate të këtilla, vendimin e Inspektoriatit 9+ Kush janë kriminelët dhe vrasësit potencial? Ka muaj që kam paralajmëruar … 2 Shares shëndetësor sanitar, kërkesën për teste nga ana e motrës së repartit , si dhe fotografitë e aparateve nga Biotek të vendosura në repartin e kujdesit intenziv (OINT). Denoncimi së bashku me dokumentet e publikuara nga ana ime do të dorëzohen në Prokurorinë Publike. p.s. Ditëve në vijim do të bëj publike veprime të tjera të jashtligjshme.

   

Marketing