Drejtori i Juventusit i harron në restorant shënimet rreth strategjisë së transferimeve, zbulohen emrat e mëdhenj

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, e ka harruar në një restorant një libër me shënime rreth strategjisë së transferimeve, përfshirë Sergej Milinkovic-savic, Federico Chiesa, Nicolo Zaniolo dhe Sandro Tonali.

Marketing

Në atë që mbase është lajmi më i çuditshëm që ka zënë ballinat gjatë këtij afti kalimtar të janarit, gazeta Il Tempo pohon se Paratici ishte në një restorant të një hoteli në Milano gjatë kësaj jave ku edhe i shkroi emrat e lojtarëve të lartpërmendur, transmeton Gazeta Express.
Ai i kishte shqyer letrat dhe ishte larguar, por dikush i pranishëm aty e kishte njohur atë dhe i kishte bërë bashkë letrat e shqyera.

Në listë përfshiheshin emrat të lojtarëve dhe çmimet e tyre.
Talenti i Romës Zaniolo had 40m, mesfushori i Brescia Tonali 20m, mbrojtësi i Genoa Cristian Romero 20m, ylli i Fiorentinës Chiesa 50m dhe Dominik Szoboszlai i RB Salzburgut 10m.

Në anën tjetër të letrës ishte emri i Miralem Pjanicit pranë Savicit, që lë të kuptohet se njëri do të vijë nga Lazio, ndërsa tjetri do të largohet.

Marketing