Drejtori i përgjithshëm i AA-së, Serdar Karagöz, thirrje mediave ndërkombëtare për solidaritet

Kryetari i Bordit Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm i Anadolu Agency (AA), Serdar Karagöz, u bëri thirrje mediave ndërkombëtare për solidaritet pasi reporterët e AA-së ishin gjithashtu në shënjestër të sulmeve izraelite ndaj civilëve palestinezë.

Në një letër për mediat ndërkombëtare, Karagöz, tha se ngjarjet, të cilat filluan të hënën (10 maj), ishin më të rëndat në rajon në vitet e fundit.

Në letër, ai kujtoi se reporterët e AA-së ishin gjithashtu shënjestër e sulmeve të dhunshme në rajon.

Marketing

“Katër reporterët tanë u plagosën rëndë gjatë kryerjes së detyrave të tyre. Gazetarët tanë që ndjekin ngjarjet, duke iu përmbajtur parimeve gazetareske, përballen me një situatë të rrezikshme”, tha Karagöz.

Ai theksoi se reporterët e AA-së kanë gjetur dy herë veten në mes të dhunës në rajon dhe se jeta e tyre ka qenë në rrezik.

Karagöz u bëri thirrje mediave ndërkombëtare që të solidarizohen në këto momente sfiduese edhe për punonjësit e medias.

“Ne do të ishim të kënaqur nëse do të na mbështesnit në këto kohë të trazuara dhe të solidarizoheni me kolegët tanë që po përpiqen të kryejnë detyrat e tyre themelore gazetareske”, theksoi Karagöz.



. .

Marketing