Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi në vetizolim

Drejtori i Policisë Financiarë, Arafat Muaremi përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se do të vetizolohet për shkak se ka pasur kontakte me zv/kryetarin e LSDM-së Muhamed Zekiri, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Marketing

“Të nderuar miq, Desha tju informoj që këtyre diteve kam pasur kontakt me z. Muhamet Zekiri para se të del pozitiv në testimin për COVID-19, prandaj prej momentin kur u informova se është pozitiv jam në Vetëizolim sipas të gjitha protokoleve te institucioneve përkatëse.
Nuk kam asnjë simptomë, ndërsa testin per Covid -19 do e bëj mbrenda kësaj jave. Z.Muhamet bashkë me familjen e tij i dëshiroj shërim të shpejtë.Të dashur miqë, ju apeloj që të bëjmë kujdes, si dhe respektimin e masave të përcaktuara nga institucionet përkatëse”, ka shkruar Muaremi.

Marketing