Drejtori i Qendrës Emergjente Ilir Hasani: Dy pacientë janë në gjendje kritike

Tre nga katër operacionet në Klinikë kanë përfunduar dhe dy pacientët janë në gjendje kritike në Qendrën Emergjente, theksoi drejtori i këtij institucioni shëndetësor Ilir Hasani.

Marketing

“Dy janë në gjendje të qëndrueshme dhe një pacient është në gjendje të rëndë kritike, në dhomën intensive dhe po bëhen të gjitha përpjekjet nga mjekët për ta shpëtuar”, informoi mjeku Ilir Hasani.

Aktualisht ndaj një pacienti po kryhet intervenim kirurgjik i cili është në gjendje kritike dhe ka dëmtime të rënda në gjoks.

Ndërsa një grua që është në gjendje kritike ka dëmtime në gjymturët e poshtme dhe në ka të plagosur legenin.

Në gjendje stabile është gruaja shtatzënë e cila aktualisht është në gjinekologji dhe ka 28 vjet.