Drejtori i ri i “Rrugët e Maqedonisë” Bekim Memeti i fokusuar për asfaltimin e rrugëve në komunat shqiptare

Rruga Gostivar – Sërmnovë sot u lëshua në qarkullim për të mirën e qytetarëve të Gostivarit. Drejtori Memeti u shpreh se kjo rrugë tani është realizuar falë bashkëpunimit me Nevzat Bejtën duke premtuar se në pranverë do të nis edhe pjesa tjetër.

Marketing

NP “Rrugët e Maqedonisë” me sukses e ka përfunduar rrugën  Gostivar- Sërmovë me gjatësi 5 km, premtojmë se në pranverë do të fillojmë edhe me pjesën tjetër.” u shpreh Memeti

Siç mëson TS, drejtori i ri Bekim Memeti, tani më me të gjithë maqineritë e tij sipas programit është fokusuar në komunat shqiptare ku pas përfundimit të kësaj rruge në Gostivar, dhe përfundimit në Tearcë, Bogovinë, Saraj do të fillojë edhe në Tetovë ku ditë më parë i premtoi kryetares së Tetovës, Teuta Arifi se do të asfaltojë disa rrugë në Tetovë.

Ndryshe Memeti është drejtori i parë në këtë ndërmarrje i cili ka arritur që këtë muaj të menxhojë mbi 30 % më shumë nga buxheti i ndërmarrjes duke përmirësuar inftrastrukturën në viset shqiptare.

Marketing