Drejtori Jakupi i përgjigjet Taravarit, numëron investimet në Spitalin e Gostivarit

Pas publikimit që bëri kryetari i Gostivarit Arben Taravari të disa fotografive nga spitali i Gostivarit ka reaguar drejtori aktual i këtij spitali informon portali “tetova1”.
Ai ka bërë të ditur se “Investimet dhe projektet e realizuara deri më tani në spitalin e përgjithshëm “Dr.Ferid Murad”Gostivar kapin vlerën e rreth 450.000 eurove.
”Mjetet janë të siguruara edhe atë 320.000 euro nga të ardhurat vetanake dhe 130.000 euro nga donatorë vendorë dhe të huaj”, shton Jakupi, duke përmendur investimet e realizuara:

Marketing

Aparat digjital i Rengenit projekt i realizuar në – Tetor 2019, 2 Drita operative – Maj 2019, Karrige operative e moderuar – Maj 2019, Gjenerator elektro kirurgjik – Qershor 2019, Njësi APC elektrike Kirurgjikale – Shtator 2019, Sondë 4D me hardver dhe softver – Prill 2018,

Kolonoskop diagnostik dhe terapeutik – Tetor 2018, Sondë koneks F37 Hitachi- Tetorë 2018, Aparate EKG – Shkurt 2019, Reaksiometër – Tetorë 2018, 2 Kardiograf CTG – Prill 2019, Kasetë për kirotazhë – Prill 2019, Tre Inhalatorë – Prill 2019, 10 tabela për temperaturë – Tetorë 2018, Set laringoskopik – Tetor 2018,

Aspirator – Prill 2019, Izolim dhe rikonstruim i kulmit mbi repartin e Pediatrisë – Qershor 2019, Rikonstruim i hapësirave të repartit të urgjencës – Gusht 2019.

Rikonstruim i hapësirave të repartit të sallave të operacionit – Anestezion dhe reanimacion – Shtator 2019.
Instalimi i programës më të sofistikuar të kontabilitetit dhe fakturimit – Janar 2019, Realizuam 87 punësime të reja me kuadro të ndryshëm profesional – 2018-2019, 2 kombi transportues për pacientë – Donacion Tika Turqi, 2 aparate shpërndarës oksigjeni – Donacion nga z.Gëzim Kadrija, 18 krevatë spitalorë – Donacion nga Zvicra – Mars 2018, si dhe 73 krevatë spitalorë – Donacion nga Zvicra – Tetor 2019.
”Pas përfundimit të këtyre projekteve të lartpërmendura deri në fund të vitit 2019 do të realizojmë edhe shumë projekte të tjera për të cilat do të jeni të informuar në vazhdimësi”, shprehet Jakupi.

”Gjithashtu për vitin 2020 jemi duke përpiluar Plan Biznesin ku nga buxheti i spitalit do të ndahen mjete të konsiderueshme për riparim, rikonstruim të hapësirave, aparatura mjekësorë tepër të sofistikuara dhe shumë investime të tjera kapitale që pacientëve tu krijojmë kushte sa më të mira”, shton Jakupi.

“Falënderojmë Ministrinë e Shëndetësisë, Fondin për Sigurim Shëndetësorë, të gjithë donatorët vendorë dhe të jashtëm, administratën dhe personelin mjekësorë të spitalit që sa do pakë kanë kontribuar në përmirësimin e kushteve në spitalin tonë.

Gjithashtu falënderojmë dhe përshëndesim të gjithë ata që në mënyrë direkte apo indirekte përshëndesin realizimin e këtyre projekteve, pa mos i harruar edhe të gjithë ata që kritikojnë me apo pa arsye” përfundon Jakupi. /tetova1/

Marketing