Drejtori Memedi zotohet pranë Arifit për investime konkrete në infrastrukturën rrugore në qytetin e Tetovës

Drejtori i Ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memedi, sot takoi kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifin, shkruan Zhurnal.mk.

Marketing

Memedi dhe Arifi diskutuan reth mundësisë së mbështetjes me investime konkrete, në infrastrukturën rrugore për sa i takon qytetit të Tetovës.

Drejtori Memedi, do të investojë të gjitha kapacitetet e kësaj ndërmarje të rëndësishme për të përmirësuar cilësinë e infrastrukturës në Tetovë. Por jo vetëm, Memedi në një prononcim për Agjencinë Zhurnal, bënë të ditur se ndërmarja “Rrugët e Maqedonisë” për rreth 30% të kapacitetit të punës së ndërmarjes “Rrugët e Maqedonisë” në infrastrukturë rrugore, do të bëhen tek vendbanimet Shqiptare, si Gostivar, Tetovë, Shkup, Saraj etj.

“Kemi plane konkrete. Do të përmirsojmë dukshëm infrastrukturën rrugore në Gostivar, Tetovë, Shkup dhe disa qytete tjera. Kështu me rrugë më të mira do të parandalojmë dhe zvoglojmë numrin e aksidenteve rrugore që disa kanë ndodhur pikërisht për shkak të infrastrukturës të dobët”, thotë ai.

E gjithë kjo vjen pasi drejtori i ndërmarjes “Rrugët e Maqedonisë” Bekim Memedi në mbledhje të fundit, arriti të ridefinoj renditjen e shtrirjes së rrugëve nga disa që ishin paraparë për qytete tjera, ai arriti të ridefinoj planin për shtrirjen e rrugëve tek vendbanimet shqiptare.

Marketing