Drejtori Muça promovoi parkun e ri në Gjorçe Petrov

Drejtori i NP “Parqe dhe gjelbërime” Ardijan Muça sot promovoi parkun e ri në Qytetin e Shkupit.

Marketing

Muça së bashku me kreun e Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe kreun e komunës së Gjorçe Petrovit promovuan parkun e ri në këtë komunë.

“Po, po, po!
Nga sot kemi edhe një PARK TË RI në qytet .
Nga bashkëpunimi i mirë Qytet + Parqe dhe gjelbërime + Komunë = super park me sipërfaqe prej 3320m² ♂☘.
Do vazhdojmë në çdo komunë të ndërtojmë nga një park të ri dhe kështu do arrijmë t’i gëzojmë të gjithë njerëzit e qytetit . Sa bukur apo?! Epo, ajde tash gjithë së bashku të kujdesemi dhe rruajmë gjelbërimin e ri, fidanet dhe këndin e ri për fëmijët në Gjorçe Petrov, sepse me të vërtet është risi edhe atë kënd i ri gjelbëror! ”, ka shkruar Muça në rrjetin social facebook.

Marketing