Drejtori Nehat Nuhi takim me Ylber Selën, shprehën gatishmëri për themelimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve

Drejtori i Klinikës universitare për radioterapi dhe onkologji, NEHAT NUHI, bashkë me onkologun Dr.Ilir Ismaili janë takuar në Shkup me drejtorin e Agjencisë për zbatimin e gjuhëve, Prof.Dr Ylber Sela, me të cilin kanë diskutuar për çështjen e dygjyhësisë dhe menaxhimit të saj në këtë klinikë universitare shtetërore të Maqedonisë së Veriut, raporton portali AMERIKA-RADIO.

Marketing

Drejtori NUHI, me këtë rast, ka thënë se i ka kërkuar ndihmë drejtorit të Agjencisë për zbatimin e gjuhëve, Ylber Sela për sigurimin e dygjuhësisë për qytetarët shqiptar që marrin shërbime si pacient në këtë klinikë dhe personelin mjekësor.
“U pajtuam se dygjuhësia është nevojë që del konformë kushtetutës së Maqedonsë dhe të gjithë së bashku, konform të gjitha mundësive, me përkushtimin maksimal të punojmë për të zbatuar përdorimin e gjuhës shqipe, që ëshë nevojë e qytetarëve-pacientëve shqiptar që marrin shërbime në Klinikën tonë universitare. Gjuha është mjet komunikimi që lehtëson shumë punë.Neve, theksova në takim, kemi nevojë për bashkëpunim, sikundër që kemi nevojë për ndihmë dhe përkrahje, në veçanti në zbatimin e kushtetutës dhe ligjeve që avancojnë të drejtat e komuniteteve”, theksoi drejtori i Klinikës universitare për Radioterapi dhe Onkologji, Nehat NUHI.

Ai, tutje, ka vlerësuar ndihmën e drejtorit të Agjencisë për Zbatimin e gjuhëve , Dr.Ylber Sela, që siç thotë, ushqen miqësi të konfirmuar gjatë viteve të fundit që nga themelimi.

“Adresa ime e parë, që nga marrja e postit të drejtorit organizativ, është jo rastësisht Agjencia për zbatimin e gjuhëve, ky institucion mik që ofron jo vetëm mundësi dhe mbështetje për qytetarët tanë, por edhe ushqen miqësi të konfirmuar ndaj nesh që nga themelimi. Besimi ynë tek miqtë është i madh, sepse ata çdo here gjenden pranë nesh, në ditët më të vështira. Ashtu është edhe sot.

Drejtor, YLBER SELA , faleminderit për gatishmërin dhe mirëkuptimin lidhur me realizimin e dygjuhësisë në Klinikën universitare për radioterapi dhe onkologji”, theksoi mes tjerash drejtori i Klinikës universitare për Radioterapi dhe Onkologji, Nehat Nuhi njofton portali AMERIKA-RADIO.