Drejtori Qamil Kovaçi, ndanë 23 vendime pune

Drejtori i spitalit psikiatrik ‘Shkup’ Qamil Kovaçi, ka shpërndarë sot 23 vendime të punës, për të punësuarit me kontratë në vepër. Nga, numri i përgjithshëm prej 23 punësimeve, 16 janë shqiptarë dhe 7 të komuniteteve tjera.

Marketing

Përfaqësimi i shqiptarëve në këtë institucion shëndetësorë tejkalon 25 për qindëshin, dhe respekton normën Kushtetuese të përfaqësimit adekuat.

Drejtori Kovaçi, nga marja e mandatit të drejtorit, është angazhuar maksimalisht në punësimin e kuadrove mjekësorë dhe stafit teknik të shqiptarëve. Ai, ka bërë punësime në kontinuitet, duke punësuar kuadro për çdo vit, dhe tani ka plotësuar kuotën e duhur.

Në spitalin psikiatrik ‘Shkup’, drejtori Qamil Kovaçi, thotë se bëhen investime kapitale në infrastrukturën e objekteve dhe krijimin e kushteve sa më të përshtatshme për pacientët, duke përmendur riparimin e disa objekteve, blerjen e shtretërve si dhe rregullimin e hapësirave në këtë spital.

Marketing