Drejtori Rexhepi për vizitë në Bërvenicë dhe Jegunovcë

Sot kam vizituar komunën e Bërvenicës dhe Jegunovcës dhe me kryetarët e komunave Enver Pajaziti dhe Darko Bllazhevski kemi bërë inspektimin e punimeve që po bëhen në projektet përmes Programit për zhvillim të barabartë regjional.

Marketing

Rekonstruimi dhe rehabilitimi i rrugës vëllezërve Janiq në fshatin Bërvenicë, rekonstruimi i rrugës lokale në fshatin Jazhincë që lidhet me rrugën regjionale me Tetovën si dhe rekonstruimi i sheshit në fshatin Vratnicë.

Drejtori i Byrosë për zhvillim rajonal Ramiz Rexhepi thekson se po punohet intenzivisht në zhvillimin e komunave dhe rajoneve përmes përkrahjes së projekteve reale të cilat zgjidhin nevojat kryesore të qytetarëve.

Marketing