Drejtori Sadiki pret në takim drejtuesit e Platformës së dialogut publiko-privat

Drejtori i Byrosë për furnizime publike, Armir Sadiku sot ka realizuar takim me drejtuesit e Platformës së dialogut publiko-privat. Qëllimi i këtij takimi ka qenë vazhdimi i bashkëpunimit të mëtejshëm.

Marketing

Qëllimi është që institucione si Byroja për furnizime publike të merr propozimet nga kompani të përfaqësuara përmes katër dhomave të tregtisë që drejtojnë Platformën e dialogut publiko-privat.

Drejtori Sadiki shprehu kënaqësinë për interesin e shfaqur për përmirësimin e fushës së furnizimit publik duke theksuar se dyert për bashkëpunim me sektorin privat gjithmonë janë të hapura. Sipas tij, dialogu publik-privat duhet të vazhdojë të realizojë takime të tjera edhe në një nivel më të lartë.

Platforma e dialogut publik-privat deri më tani përmes Projektit të partneritetit për rregullimin e biznesit ka dhënë një kontribut të madh në miratimin e Ligjit të furnizimit publik, i cili përfshinë kërkesën e kompanive të tërhiqet koncepti i kostos më të ulët dhe të zgjedhet oferta më e favorshme ekonomike.

Në në një ardhme të afërt, do të ndërmerret zbatimi i plotë i Ligjit për furnizime publike, me ç’rast Platforma e dialogut publiko-privat do të paraqesë kërkesat dhe pritshmëritë e kompanive për më shumë transparencë, barazi dhe përgjegjësi më të madhe në furnizimet publike.