Drejtori Sela në takim me kryetarin e Këshillit Gjyqësor, Zdravev

Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, sot realizoi takim pune me kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Kiro Zdravev, për t’u njohur nga afër me gatishmërinë e këtij institucioni për të zbatuar gjuhën shqipe në procedurat gjyqësore.
Gjatë këtij takimi u fol për nevojën e bashkëpunimit mes dy institucioneve për të tejkaluar vështirësitë që mund të hasen gjatë punës së Këshillit Gjyqësor. Kryetari Zdravev me këtë rast tha se Këshilli Gjyqësor tashmë ka filluar fazën e parë të zbatimit të gjuhës ku përfshihen tabelat, vulat, memorandumet, logot duke theksuar nevojën e një kuadri më profesional përkthyesish dhe të trajnuar mirë për të ndjekur punën e Këshillit.
Drejtori Sela, në vazhdën e takimeve të këtilla që realizon me institucione për të ofruar mbështetje të parezervë për zbatimin e drejtë të gjuhës shqipe, tha se Agjencia është e gatshme të ofrojë çfarëdolloj ndihme që kërkohet nga ana e këtij institucioni në mënyrë që secili të realizojë obligimet që burojnë nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve.

Marketing
Marketing