Drejtori Sela vizitë pune në Universitetin e Shkodrës

“Më 14 tetor, Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” e vizitoi një delegacion i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, i kryesuar nga drejtori i saj, Ylber Sela. Delegacioni në fjalë u prit nga rektori i këtij Universiteti, Adem Bekteshi, dekania e Fakultetit të Shkencave Shoqërore, Mimoza Priku, drejtori i Qendrës së Studimeve Albanologjike, Artan Haxhi dhe Edlira Bushati.

Marketing

Rektori Bekteshi, duke uruar mirëseardhje, theksoi se “ligji për zyrtarizimin e gjuhës në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe formimi i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës ka qenë një lajm i mirë edhe për ne në Shqipëri. Prandaj, zgjedhja për ta vizituar Universitetin e Shkodrës dhe për të kërkuar mbështetje prej nesh, na ka gëzuar pa masë,” shtoi ai. Më tej, ai foli për studimet albanologjike në këtë Universitet, bashkëpunimi me qendrat e ndryshme etj. Ai u shpreh i gatshëm për çdo formë bashkëpunimi dhe kontributi për sa i përket gjuhës shqipe, premtoi se ndihma do të jetë e pakursyer, sepse gjuha është detyrë e përbashkët.

Propozim tjetër i rektorit ishte që Departamenti i Gjuhës i këtij Universiteti të bëjë një vizitë në Shkup për t’u njoftuar nga afër me institucionin e AZGJ-së.
Nga ana tjetër, drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, i njoftoi nikoqirët me punën dhe aktivitet e Agjencisë. Ai tha se ky takim kishte vlerë të madhe për ta dhe jo rastësisht është zgjedhur Shkodra për shumë arsye. Qëllimi kryesor është njohja e ndërsjellë, gjetja e bashkëpunëtorëve për projektet tona, për seminare, hartimin e fjalorëve, punëtori të ndryshme etj.” – zyra për informim, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës

Marketing