Drejtori Shabani thirrje për ndërgjegjësim gjatë hedhjes së maskave mbrojtëse

Gjatë muajve të kaluar, ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup janë ballafaquar me një sasi të madhe të mbeturinave nga maskat mbrojtëse dhe dorezat që qytetarët i hedhin në vendet publike ose paketohen në mënyrë të parregullt dhe hidhen në koshat e mbeturinave komunale. Maskat mbrojtëse të përdorura në veçanti janë një burim i mundshëm i infeksionit dhe sipas rekomandimeve epidemiologjike, ky lloj i mbetjes duhet të hidhet i paketuar në qese të dyfishta.

Marketing

“Mbetjet nga pajisjet mbrojtëse NP Higjiena Komunale-Shkup i trajton si mbetje komunale dhe qytetarët janë të lirë t’i hedhin ato në kontejnerët e vendosur në hapësira publike, pa marrë parasysh a janë kontejnerë mbitokësorë apo nëntokësorë, kosha apo shporta mbeturinash.

Por, banorëve të qytetit të Shkupit u bëjmë thirrje maskat mbrojtëse të përdorura t’i hedhin në mënyrën e duhur, të jenë të ndërgjegjshëm dhe t’i paketojnë si duhet, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve të Ndërmarrjes të cilët vijnë në kontakt të përditshëm me këtë mbetje potencialisht të kontaminuar dhe njëkohësisht për të zvogëluar rrezikun nga përhapja e virusit Kovid-19. “- tha drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani.

Marketing