Drejtori Tolaj i dorëzoi raportin vjetor sekretarit të ansamblit shqiptar sekretarit Aziri

 

Sot (29 Dhjetor), sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Valmir Aziri priti në takim drejtorin e Ansamblit shtetëror të këngëve dhe valleve popullore shqiptare, z.Shkodran Tolaj.
Drejtori Tolaj, i dorëzoi sekretarit Aziri raportin vjetor të aktiviteteve në mënyrë të detajuar dhe të ilustruar me fotografi mbi punën e pandalshme që Ansambli Shqiptar ka realizuar në vitin 2020.
Përkundër që ishte një vit pandemie dhe gjithçka zhvillohej me detaje e protokolle të precizuara Ansambli duke respektuar këto kushte nuk e ndali punën dhe realizoi në përpikmëri programën vjetore. Aktivitetet u përmbyllën me sukses dhe shpërblime të cilat janë shtytje më tepër për gjithë ekipin që mos të ndalen dhe të vazhdojnë edhe më fuqishëm në periudhën vijuese.
Sekretari Aziri, i dëshiroj suksese dhe mbarësi drejtorit Tolaj dhe të gjithë stafit artistik dhe teknik, duke i siguruar mbështetje të parezervë nga ana e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Marketing