Drejtori Vila pritet në takim nga kreu i Catanias në Siçili

Drejtori i Agjencisë për investime të huaja, Arben Vila po qëndron për vizitë zyrtare në shtetin Italian ndërkohë që sot është pritur në takim nga kreu i komunës së Catanias në Siçili, derisa temë e bisedimeve në këtë takim është bashkëpunimi me kompanitë italiane dhe mundësia e investimeve të tyre në vendin tonë.

Marketing

“Nikoqir tek kryetari i bashkisë së komunēs së Katanies në Sicili Salvo Pogliese. U bisedua rredh bashkëpunimit mes kompanive Italiane dhe të Maqedonisë së Veriut si dhe mundësite dhe ofertat që qeveria jone ofron investitoreve të huaj. Takimi i radhës me një grup investitoresh nga provinca e Secilisë pritet të jetë në Shkurt vitin e ardhëshëm”, thekson kështu drejtori Vila.

Marketing