Drejtori Ylber Sela vizitoi Inspektoratin Shtetëror të Inspektimit Teknik

Në suaza të vizitave të zakonshme nëpër institucionet e ndryshme shtetërore, drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela me bashkëpunëtorët e tij, e vizitoi edhe Inspektoratin Shtetëror të Inspektimit Teknik, ku u prit nga homologu i tij, Ekrem Bunjaku. Gjatë këtij takimi u fol lidhur me përfundimin e fazës së parë të zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.
Me këtë rast, drejtori Ekrem Bunjaku, jo vetëm që e ka realizuar me sukses fazën e parë të ligjit në fjalë, por tanimë ai i prezentoi edhe të gjitha dokumentet zyrtare të fazës së dytë, të cilat i ka realizuar para kohe, siç janë formularët e ndryshëm, memorandumi, procesverbali, libri i urdhëresave pagesore, libri i dorëzimeve interne, libri i postës, libri i regjistrimit të akteve, libri i pranimit të lëndëve, libri i parashtresave etj.
Në këtë mënyrë, zbatimi i dygjuhësisë në këtë institucion është bërë në mënyrë të plotë dhe mund të shërbejë si një shembull i mirë edhe për të gjitha institucioneve tjera në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marketing
Marketing