Drejtuesi i PD: Po ju thërret Shkodra, dilni dhe votoni, ku ka radhë, KQZ të shtyjë mbylljen

schedule17:16 – 25 Prill, 2021

Drejtuesi politik i PD-së në Shkodër Helidon Bushati u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin dhe të votojnë në 2 orët e mbetura nga mbyllja zyrtare e procesit.

“Dua ta nis kete deklarate me nje falenderim dhe mirenjohje te thelle per qytetarine qe votuesit shkodran po tregojne ne kete proces votimi, per pjesmarrjen e larte dhe per reagimin me voten e tyre.

Marketing

Por edhe per ju gazetaret qe keni qene pjese e fushates. Ju falenderoj.

Ka qene nje fushate emocionuese fale mbeshtetjes dhe besimit maksimal qe na kane dhene gjithe muajin, por edhe sot. Shifrat tona flasin qarte. Shifrat tona jane kokeforta. Fitorja do te jete e thelle. Shkodra po shkon drejt fitores historike, drejt fitores se shumepritur dhe fitores ku vetem Shkodra fiton.

Nuk ka vend per indiferentizem ndaj se keqes se madhe qe po hedhim pas. Ta thellojme fitoren, t’i shkojme betejes deri ne fund. Nuk po ju therret Helidoni, ju therret Shkodra, e ardhmja e familjeve dhe femijeve tuaj.

Prandaj, Dilni dhe votoni! Te bashkuar drejt fitores historike! I bej thirrje edhe institucionit zgjedhor dhe komisioneve te votimit te mos pengojne votimin e qytetareve qe ndodhen ne rradhe ne qendrat e votimit ne oren 19:00. Askush te mos cenoje vullnetin e qytetareve”tha ai./ db/ Abcnews.al

Marketing