Dreka e madhe në Prespë pas nënshkrimit të marrëveshjes për emrin

Buzë liqenit të Prespës në teritorin e Maqedonisë tani gjithçka është gati për të pritur dy kryeministrat, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, ministrat e jashtëm dhe zyrtarët e lartë të BE-së dhe OKB-së të cilet do të drekojnë këtu pasi të nënshkruajnë marrëveshjen në pjesën greke të Prespës, raporton Tv SHENJA.

Marketing

Delegacioni i Maqedonisë ka kaluar në anën greke me barak nëpërmjet liqendit, ndërsa pritet që edhe delegacionet e dy vendeve me miqtë ndërkombëtarë nga pjesa greke në territor të Maqedonisë do të kalojnë gjithashtu përmes ujrave të liqenit të Prespës.

Para hotelit ku do të hahet dreka, në breg të liqenit janë vendosur flamujt e dy shteteve fqinje, ai i Kombeve të Bashkuara dhe i BE-së.

I gjithë territori ku zhvillohen aktivitetet e sotme po sigurohet nga forca të shumta policore përfshirë edhe helikopterë të MPB-së.