Drita Islami me rekord të ri shtetëror

Atletja shqiptare e klubit të Rabotniçkit, Drita Islami ka shënuar rekord të ri shtetëror në disiplinën në 400 metra me pengesa.

Marketing

Atletja nga Shkupi ka marrë pjesë në Lojërat e 30-ta Universitare në Napoli, ku fillimisht në garat kualifikuese vrapoi për 59.96 sekonda, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të kësaj gare, ndërsa më pas ishte edhe më e shpejt, duke arritur rezultatin për 59.20 sekonda, me çka vendosi edhe rekordin e ri shtetëror në këtë disiplinë.

Ky rekord edhe më parë ka qenë në pronësi të Drita Islamit me 59.33 sekonda të arritur në vitin 2017.

Marketing