Drita Islamin e presin garat në Gjermani – synon radhitjen me 8 të parat e Evropës

Drita Islami në intervistën për TV21 shprehet tejet e lumtur që ka arritur të thyejë rekordin shtetëror për vrapim me pengesë, 400 metra për 57:53 sekonda.

Marketing

Por, ajo nuk kënaqet me kaq. Synon garat në Gjermani dhe radhitjen me 8 të parat e Evropës, edhe pse kjo shpejtësi që e ka për momentin, ia siguron gjysmëfinalen.

“Normal se po, sepse kemi kohë një vit e ca. Normal, se do të punoj edhe më fortë që ta përmirësoj këtë kohë, edhe pse me këtë kohë mund të arrij deri në gjysmëfinale. Por, do të punoj edhe më fortë që të arrij në finale, të arritëm në 8 të parat e Evropës”, shprehet mes të tjerash në intervistën ekskluzive për TV21.

Rezultatin që e ka arritur në Qipro, me automatizëm Dritën e radhitin të 13 në Evropë, ku gjithsej 16 shkojnë në gjysmëfinale.

Marketing