Driton Kuka pas triumfit të Akil Gjakovës: Krenar me medaljen e parë të Kosovës për meshkuj

18:19 | 17 Prill 2021

Marketing

Driton Kuka është shprehur tejet i lumtur me triumfin e Akil Gjakovës në kuadër të Kampionatit Evropian në Lisbonë.

Akil gjakova mundi izraelitin, Tohar Butbul në kategorinë -73 kilogramë, transmeton lajmi.net.

Gjakova fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian, e para për kategorinë e meshkujve pas 20 triumfeve nga xhudistet femra.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Driton Kuka ka postuar një fotografi ku ka shprehur emocionet e tij për triumfin e Akil Gjakovës.

Në rrjetin e tij social, Facebook, Kuka u shpreh se ai është i përmbushur nga nxënësit e tij.

“Ditë e lumtur dhe e madhe për vendin dhe popullin tim!”, tha ai.

“Pas mbi 20 medaljeve Elitare për vajzat tona heroina erdhi edhe medalja e parë për meshkuj!”, tha Kuka.

“Po përmbushem në çdo aspekt nga nxënësit e mi!”, përfundoi Driton Kuka.

Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të Driton Kukës./Lajmi.net/

Marketing