Qeveria ka vendosur që Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim të jetë organ i veçantë dhe jo nën kompetenca të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Nga ekzekutivi thonë se ky vendim është marr me qëllim që të mos kemi koncentrim të pushtetit në një institucion të vetëm.

Zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski vlerëson se në këtë mënyrë do të evitohet keqpërdorimi i shërbimeve inteligjente dhe se sistem të tillë kanë shumica e shteteve evropiane.

“Pra është pranuar modeli i dytë, që DSK të ndahet nga MPB-ja, model ky që është i pranuar thuajse ne të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian. Ky është edhe qëllimi ynë strategjik, për ku edhe jemi nisur. Ideja është që të zvogëlohet ose të mos ekzistojë koncentrim i pushtetit në shërbime.

Kjo reformë nuk ka të bëj vetëm me DSK-në por edhe me reformat që janë në vijim në Inteligjencën ushtarake dhe në Agjencinë e Inteligjencës, d.m.th punohet për reforma gjithëpërfshirëse që filluan me formimin e Agjencisë Teknike Operative, që tani ekziston dhe funksionon. Në këtë mënyrë rritet kontrolli ndaj shërbimeve të sigurisë dhe pamundësohet keqpërdorimi i tyre siç ka ndodhur më herët” tha mes tjerash Mile Bosnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.