Dua fiton tre çmime në Spanjë

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, ka fituar tre trofe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Los 40 Music Awards” në Madrid të Spanjës, njofton Kultplus.

Marketing

Për këngën “New Rules”, Dua është shpërblyer me çmimet Artistja më e mirë ndërkombëtare, Albumi më i mirë ndërkombëtar dhe Kënga më e mirë ndërkombëtare.

Para se t’i merrte këto çmime, Dua shkëlqeu në një fustan shumëngjyrësh derisa parakaloi në tepihun e kuq të ceremonisë.

Marketing