Dua Lipa arrin një sukses me “We’re good” në Amerikë

Dua vazhdon të listojë sukseset e këngëve të saj.

Marketing

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është ndër emrat më të suksesshëm në industrinë e muzikës aktualisht.

Artistja, së fundi me anë të një postimi tregoi se kënga e saj “We’re Good” ka shënuar edhe një tjetër sukses.

“We’re Good” ka kaluar ‘GOLD’ në Amerikë! Faleminderit”, shkruan Dua, teksa po punon për projektet e tjera.

Albumi “Future Nostalgia” nga Dua Lipa ka shënuar suksese të jashtëzakonshme për një vit nga publikimi.

Kënga “We’re Good’ u publikua katër muaj më parë, ndërsa në kanalin YouTube ka arritur 61 milionë klikime.

Marketing