Dua Lipa dhe Rita Ora në top 5-shen më të mirë në “Spotify”

Dy vajzat shqiptare më të famshme në botë kanë arritur majat e muzikës botërore.

Marketing

Platforma më e madhe muzikore në botë “Spotify” ka renditur këngët e Dua Lipës dhe Rita Orës në Top 5 këngët e reja më të mira.

Në kuadër të këngëve debutuese, kënga “We’re Good” e Dua Lipës ka arritur të radhitet e treta në këtë listë të publikimeve të reja, kurse kënga “Big” e Rita Orës që vjen në bashkëpunim me reperin Gunna, radhitet e pesta në këtë platformë.

Ndërkaq, artistë të tjerë që kanë zënë këtë listë me këngët e tyre të reja janë 6BLACK, Taylor Swift, Karol G, Pink, A$AP Rocky dhe Nicky Jam.