Dua Lipa, Harry Styles dhe Ed Sheeran me shumë nominime në ‘MTV Awards 2020’

Këngëtarja, 24 vjeç, është nominuar në katër kategori ‘Efektet më të mira vizuale’, ‘Drejtimi më i mirë’ dhe ‘Drejtimi më i mirë i artit’ dhe ‘Koreografia më e mirë’.

Dua Lipa kryeson nominimet britanike në ‘MTV VMA Awards’ të këtij viti, të cilat u njoftuan të enjten, shkruan DailyMail.

Marketing

Këngëtarja, 24 vjeçare, shpreson të sigurojë çmimet e saj të para në këtë garë pasi është nominuar në katër kategori, dhe ajo bashkohet me yjet si Harry Styles, Ed Sheeran dhe Leëis Capaldi për më së shumti nominime në ngjarjen prestigjioze.

Dua është në garë kundër ish-yllit ‘One Direction’, 26 vjeçarit Harry, në kategorinë më të mirë vizuale, drejtimi më i mirë dhe drejtimi më i mirë i artit, ndërsa ajo është nominuar edhe për ‘Koreografinë më të Mirë’.