Dua Lipa i bën dhuratë teatrit “Dodona”

Dua Lipa nuk e harron asnjëherë prejardhjen.

Teatri Dodona tani e tutje do të keqë webfaqen e re, ku qytetarët mund të informohen rreth aktiviteteve.

Marketing

Kjo webfaqe i është dhuruar teatrit nga fondacioni Sunny Hill me një donacion në vlerë 5000 euro dhe nga Dua Lipa.

“Jemi shumë të lumtur që po e lansojmë uebfaqen e re të Teatri të Qytetit të Prishtinës Dodona dhe ju ftojmë ta vizitoni atë deri në takimin e ardhshëm në skenën tonë.

Kjo uebfaqe, sistemi elektronik i biletave, të cilin e kemi lansuar në shtatorin e vitit të kaluar si dhe dizajnet e bukura me njoftime për shfaqjet tona, që i kemi postuar përgjatë tërë vitit të kaluar, janë pjesë e donacionit në vlerë prej 5,000 EUR nga Fondacioni Sunny Hill.

Falënderojmë përzemërsisht Fondacionin Sunny Hill dhe patronen e këtij festivali, të mrekullueshmen Dua Lipa, për këto dhurata të bukura”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e teatrit Dodona. 

Jemi shumë të lumtur që po e lansojmë uebfaqen e re të Teatri të Qytetit të Prishtinës Dodona dhe ju ftojmë ta vizitoni…

Publiée par Teatri Dodona sur Vendredi 7 août 2020

Marketing