Dua Lipa ia rrëmben të ‘dashurin’ Era Istrefit?!

Së fundmi ka qarkulluar lajmi se këngëtarja kosovare, Era Istrefi është në lidhje me producentin, Diplo.

Kjo ngase pas realizimit të këngës së Botërorit “Live it up”, Diplo nuk iu nda për asnjë moment Erës gjersa i komentonte në çdo foto të saj, shkruan lajmi net.

Marketing

Kështu, në rrjete sociale shpërthyen komentet e fansave që mendonin se dyshja e njohur tashmë janë në lidhje.

Nga ana tjetër, këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa mbrëmë ka publikuar një fotografi pranë Diplos, që siç duket po sjellin diçka të re.

Dua po vazhdon turneun e saj në Amerikë e cila po ashtu, do jetë e pranishme edhe në Kosovë në “Sunny Hill Festival” me 10 gusht.

Sa i përket jetës private, ajo i është rikthyer të dashurit, Isaac Carew ku çifti u panë për herë të fundit dore për dore në Nju Jork. 

Marketing