Dua Lipa jep disa detaje lidhur me këngën e re “Physical”

Dua Lipa ka dhënë disa detaje për këngën që publikohet nesër si dhe albumin e ri “Future Nostalgia”.Dua Lipa ditë më parë mori pjesë në ngjarjen më të madhe të muzikës “Grammy Awards”.

Marketing

Në këtë event, këngëtarja ishte e shoqëruar nga partneri i saj Anwar Hadid, ndërsa tërhoqi vëmendje e veshur me një fustan të bardhë.

Në një intervistë të shkurtër për “Billboard”, Dua zbuloi disa detaje rreth këngës “Physical” si dhe albumit “Future Nostalgia”.

Lidhur me projektin “Physical”, këngëtarja tha se është inspiruar në vitet e 80-ta si dhe është këngë plot energji.

“Ju mund të kërceni me të. Është me të vërtetë, më e çmendura prej këngëve të mia energjike”, tha këngëtarja.

Ndërsa, lidhur me albumin e ri ajo tha se të gjitha këngët kanë ndërlidhje me titullin, ndërsa u shpreh e lumtur për ekipin me të cilin ka bashkëpunuar.