Dua Lipa lanson këngën e re, Tokyo e ‘Casa de Papel’ shkëlqen në videoklip

Dua Lipa ka lansuar projektin e saj më të ri në bashkëpunim me yjet latinë të muzikës, J Balvin dhe Bad Bunny, shkruan KutlPlus.

Marketing

“Un Dia (One Day)”, titullohet kënga e cila vjen e shoqëruar me një videoklip tejet interesant.

Aktorja e njohur nga seriali “Casa de Papel”, “Tokyo” është protagonistja e këtij videoklipi ku edhe kësaj radhe ajo shkëlqen me lojën e saj.

Kënga “Un Dia (One Day)” është projekti më i ri muzikor i këngëtares Lipa, që vjen pas lansimit të albumit të saj të dytë muzikor, “Future Nostalgia”. Ndërsa, në fillim të këtij muaji, ajo e publikoi edhe videoklipin e ri të këngës “Hallucinate”, që është pjesë e këtij incizimi.

Marketing