Dua Lipa me webfaqen e saj zyrtare në Kosovë

Dua Lipa po promovon albumin e ri përmes një web-faqeje të re.

Dua Lipa muajt e fundit po shijon suksesin e albumit të ri “Future Nostalgia”, i  cili ka lënë pas emra të njohur.

Marketing

Për të bërë promovimin e këtij albumi, ajo krijoi web-faqen e re https://dualipa.com , e cila është punuar në Prishtinë nga “Republika Communications”.

Këtë gjë e bëri të ditur, babai i këngëtares Dukagjin Lipa, përmes një postimi.

“Të lumtur që kemi krijuar një faqe interneti për mbretëreshën tonë të pop-it, Dua Lipa”, thuhet në njoftimin e agjencisë.

Kujtojmë se Dua Lipa ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor, të cilin e sjell në bashkëpunim me Madonnën dhe Missy Elliott. 

https://www.instagram.com/p/CDRY7COh7bF/?utm_source=ig_embed

Marketing